Ndërlidhjet

Rusia ia ofron Shqipërisë vaksinën kundër koronavirusit


Vaksina ruse kundër koronavirusit Sputnik-V.
Vaksina ruse kundër koronavirusit Sputnik-V.

Rusia i ka thënë Shqipërisë se mund ta furnizojë me vaksinën e saj kundër koronavirusit, Sputnik–V.

“Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj "Sputnik-V" edhe në Shqipëri. Vaksinimi me "Sputnik-V" tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliardë doza të preparatit”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Ambasada e Rusis në Shqipëri.

Diplomatët rusë e kanë ndërlidhur këtë ofertë me një postim të drejtorit të zyrës për Komunikim me Publikun, në Qeverinë e Shqipërisë, Endri Fuga, në të cilin ai e quan lajm të mrekullueshëm fillimin e shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer BioNtech, në vendet e Bashkimit Evropian.

Në atë postim Fuga thotë se “e gjithë popullata e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të krahasohet me atë të një vendi anëtar të BE-së”, duke shtuar se në pandemi BE-ja mund të jetë e sigurt nëse janë edhe fqinjët e saj.

Video nga arkivi:

Rusia e ka miratuar vaksinën Sputnik V më 11 gusht, duke e bërë atë vaksinën e parë të koronavirusit që fiton miratimin zyrtar.

“Sputnik-V” është licencuar për përdorim në Rusi, pas dy muajsh prova në njerëz.

Ekspertët thonë se provat ishin shumë të pakta për të dëshmuar efektivitet dhe siguri.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera kanë miratuar vaksinën kundë koronavirusit të kompanive Pfizer dhe BioNtech dhe kanë filluar vaksinimin e të moshuarve dhe punonjësve shëndetësorë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG