Ndërlidhjet

Jep dorëheqje Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr


Prokurori i Përgjithëm amerikan, William Barr.
Prokurori i Përgjithëm amerikan, William Barr.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr, një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të largohet nga pozita që ka para Festës së Krishtlindjes, ka njoftuar presidenti.

Mandati i Prokurorit Barr skadon më 20 janar, kur Trump të largohet nga zyra.

Tensionet në mes të dy zyrtarëve janë përshkallëzuar pas Barr ka thënë se nuk ka të dhëna për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ai është kritikuar nga Trump që nuk ka treguar publikisht se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka qenë duke hetuar djalin e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetin social, Trump ka publikuar letrën e dorëheqjes së Barrit duke thënë: "Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë, ai ka bërë punë të jashtëzakonshme!”.

Letra e Barrit për presidentin ka nisur duke thënë se ai “e vlerëson mundësinë për të njoftuar” presidentin rreth punës së Departamentit të Drejtësisë lidhur me supozimet për mashtrime zgjedhore dhe se si “këto pretendime do të vazhdojnë të hetohen”.

Mes tjerash, ai ka përgëzuar Trumpin për punën që ka bërë gjatë mandatit dhe ka treguar se do të largohet nga pozita që ka më 23 dhjetor.

Zëvendësi i tij, Jeff Rosen do të shërbejë si ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka njoftuar Trump.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG