Ndërlidhjet

Ambasadorja amerikane në Shqipëri: Kushtetuesja, gati më 31 dhjetor


Tiranë
Tiranë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha se beson se më 31 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të jetë funksionale.

Kim tha se për këtë ka marrë fjalën edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo tha se korrupsioni në Shqipëri është një kancer dhe se është i tillë si në reputacion, ashtu dhe në realitet.

Për këtë arsye, shtoi Kim, është e rëndësishme që Prokuroria Speciale të funksionojë plotësisht.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, tash e dy vjet, nuk funksionon, pasi vetting-u ka nxjerrë jashtë sistemit shumicën e trupës së gjyqtarëve të saj, kryesisht për mosjustifikim të pasurisë.

Procesi për emërimin e trupës së re të gjyqtarëve kushtetues është ngrirë qysh në dhjetor të vitit të kaluar, kur presidenti Meta e ka bllokuar atë duke mos thirrur për t'u betuar një kandidate për anëtare të Gjykatës, të miratuar në Parlament dhe të mbështetur nga shumica socialiste.

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është në mesin e kushteve që disa vende të Bashkimit Evropian ia kanë vënë Shqipërisë për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE.

Intervistën e plotë të ambasadores Kim, dhënë Zërit të Amerikës, mund ta lexoni këtu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG