Ndërlidhjet

Vaksinohet kundër COVID-19 personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar


Margaret Keenan, 90 vjeçare, është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën e kompanisë Pfizer / BioNTech.
Margaret Keenan, 90 vjeçare, është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën e kompanisë Pfizer / BioNTech.

Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën e kompanisë Pfizer / BioNTech kundër COVID-19, duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit masiv në Mbretërinë e Bashkuar.

Margaret Keenan, nga Enniskillen, tha se ndihej "aq e privilegjuar" për të marrë vaksinën në Spitalin Universitar, Coventry.

"Është dhurata më e mirë sepse do të thotë që më në fund mund të pres dhe të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi për Vitin e Ri, pasi isha vetë për pjesën më të madhe të vitit", tha ajo.

Qendrat shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar do të vaksinojnë personat mbi 80 vjeç dhe disa pjesëtarë të personelit shëndetësor dhe të kujdesit.

Programi synon të mbrojë grupet më të ndjeshme dhe të kthejë jetën në normalitet.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që do të fillojë të përdorë vaksinën e Pfizer pasi rregullatorët miratuan përdorimin e saj javën e kaluar.

Pfizer aplikoi në nëntor për autorizimin emergjent për vaksinën e saj kundër COVID-19 nga rregullatorët e SHBA-së. Zyrtarët amerikanë thanë se ata presin që vaksina e saj të marrë miratimin këtë muaj.

Edhe kompania Moderna ka aplikuar për autorizim të vaksinës së saj në SHBA dhe Evropë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG