Ndërlidhjet

Kosovë: 12 të vdekur dhe 764 raste të reja me COVID-19


Klinika Infektive, Prishtinë.
Klinika Infektive, Prishtinë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 12 pacientë dhe janë regjistruar 764 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Këto shifra dalin prej 1.827 testimeve të kryera. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 584 pacientë.

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.792 raste me COVID-19, prej tyre 975 kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive është 13.543.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG