Ndërlidhjet

Papa thotë se ujgurët në Kinë janë "të persekutuar"


Papa Françesku.
Papa Françesku.

Në një libër të ri, Papa Françesku për herë të parë i quan ujgurët myslimanë të Kinës janë "një popull i përndjekur". Aktivistët e të drejtave të njeriut, për vite me rradhë kanë kërkuar që Papa të bëj një cilësim të tillë.

"Unë shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët dhe Jazidët", tha ai në një pjesë të librit, ku gjithashtu flet për të krishterët e persekutuar në vendet myslimane.

Papa më herët ka folur për Rohingya, të cilët janë larguar nga Mianmari dhe vrasjen e Jazidëve nga Shteti Islamik në Irak, por kjo është hera e parë që ai përmendi ujgurët.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe qeveritë në vende të ndryshme kanë thënë se ndaj ujgurëve në Kinë po ndodhin krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Në kampe të rajonit Ksinijang të Kinës po mbahen më shumë se 1 milionë ujgurë.

Muajin e kaluar, gjatë një konference në Vatikan, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Kinën për trajtimin e saj ndaj ujgurëve.

Pekini ka hedhur poshtë akuzat si një përpjekje për të diskredituar Kinën, duke thënë se kampet janë qendra të arsimit dhe trajnimit profesional si pjesë e masave kundër terrorizmit dhe deradikalizimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG