Ndërlidhjet

SHBA-ja e zhgënjyer me bllokadën bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut


Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Byrnes.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Byrnes.

Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me bllokadën që Bullgaria po i bën integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, tha ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes.

Në një intervistë për Televizionin Telma në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen jashtë procesit të integrimit dhe vuri në dukje se Uashingtoni e kishte bërë shumë të qartë se dëshironte të shihte mbajtjen e një konference ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut, deri në fund të këtij viti.

"Ne e shohim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE si një interes të përbashkët", tha Byrnes.

Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi kërkon që Shkupi të pranojë se si identiteti, ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare.

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski ka thënë ditë më parë, në një intervistë për televizionin austriak ORF, se kërkesat bullgare janë “përtej mendjes së shëndoshë”.

Maqedonia e Veriut mbetet në qëndrimin se maqedonishtja është një gjuhë e veçantë sllavo-jugore që përbëhet nga pjesë të kulturës dhe identitetit kombëtar të vendit.

Zyrtarët maqedonas kanë thënë se për çështjet e identitetit nuk do të pranojnë asnjëherë të bisedojnë me Bullgarinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG