Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Bjellorusi


Minsk. Nëntor, 2020.
Minsk. Nëntor, 2020.

Protestuesit që po kërkojnë largimin e Alyaksandr Lukashenkës nga pushteti, po marshojnë në rrugët e kryeqytetit bjellorus, Minsk.

Grupe protestuesish janë mbledhur në disa vende në Minsk duke brohoritur “Rroftë Bjellorusia” dhe duke mbajtur pano me mbishkrime të ndryshme.

Jashtë stacionit të metrosë në qendër të Minskut, protestuesit u ballafaquan me forcat e rendit të cilët hodhën në drejtim të tyre granata tymi. Policët me maska janë parë edhe në lokacione të tjera në Minsk.

Ndërkaq, vetura ushtarake janë parë në disa pjesë të qytetit të Minskut.

Bjellorusia po përballet me protesta të mëdha për më shumë se tre muaj, pasi Lukashenka pretendoi se ka fituar mandatin e gjashtë me radhë.

Grupet opozitare thonë se zgjedhjet e 6 gushtit janë manipuluar dhe që atëherë kanë organizuar protesta.

Protestuesit po kërkojnë largimin e Lukashenkës dhe që Svyatlana Tsikhanouskaya të marrë postin e presidentes.

Svyatlana Tsikhanouskaya është lidere e opozitës, e cila pretendon se ka fituar zgjedhjet presidenciale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG