Ndërlidhjet

BE: Azerbajxhani dhe Armenia të ruajnë armëpushimin


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur përfundimin e luftimeve ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

BE-ja u bëri thirrje të dyja palëve, të respektojnë në mënyrë rigoroze marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga ana e Rusisë, në mënyrë që të parandalojnë pasojat në njerëz.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell përmes një deklarate të lëshuar më 19 nëntor, nxiti "të gjithë aktorët në rajon të përmbahen nga çdo veprim ose retorikë" që mund të rrezikojë armëpushimin.

Marrëveshja e paqes u arrit pasi forcat azerbajxhanase bën përparime të mëdha në fushën e betejës, pas gjashtë javë luftimesh, duke rifituar territorin e humbur gati tre dekada më parë.

Marrëveshja lejon Azerbajxhanin të mbajë një pjesë të konsiderueshme të rajonit malor, si dhe të pjesëve përreth.

Nagorno Karabak: Dikush kthehet e dikush ikë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Në bazë të marrëveshjes, rreth 2.000 paqeruajtës rusë do të vendosen në rajon për një periudhë pesë vjeçare.

"BE-ja vlerëson që duhet të ringjallen përpjekjet për një zgjidhje të negociuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të konfliktit, duke përfshirë statusin e Nagorno Karabakut", tha Borrell.

Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë janë armenë etnikë, të cilët kanë qeverisur me këtë rajon të shkëputur, që prej se një marrëveshje paqeje, që u arrit më 1994, i dha fund luftimeve dhe largoi nga ky rajon forcat azerbajxhanase. Që kur luftimet shpërthyen në fund të shtatorit, disa mijëra njerëz besohet të jenë vrarë nga të dy palët.

Armenët u vunë zjarrin shtëpive përpara se t'ia dorëzonin fshatin Azerbajxhanit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin nga Grupi i Minskut i OSBE – i bashkëkryesuar nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – nuk kanë sjell ndonjë rezultat që nga viti 1992 dhe tre armëpushime të mëparshme të nënshkruara që kur luftimet shpërthyen përsëri më 27 shtator dështuan të sjellin rezultate.

Por, Borrell në deklaratën e tij ofron mbeshtetjen e plotë për këtë Grup në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes për rajonin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG