Ndërlidhjet

Në Bosnje dhe Hercegovinë po mbahen zgjedhjet lokale


Disa qytetarë të Srebrenicës presin para një qendre votimi më 15 nëntor 2020.
Disa qytetarë të Srebrenicës presin para një qendre votimi më 15 nëntor 2020.

Në Bosnje dhe Hercegovinë po mbahen zgjedhjet lokale, të cilat ishin planifikuar të mbahen më herët, por u vonuan për shkak të një krize për miratimin e buxhetit.

Gati 3.4 milionë votues kanë të drejtë të zgjedhin këshillat e bashkive dhe kryetarët, në dy rajonet autonome të vendit - Federatën Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska. Zgjedhjet po mbahen edhe në Qarkun neutral të Bërçkos.

Qendrat e votimit u hapën në 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00. Rezultatet paraprake priten nga mesnata.

Votuesit në qendrat e votimit duhej të respektonin distancën fizike për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Zgjedhjet u planifikuan fillimisht të mbahen më 4 tetor. Por, vonesa e qeverisë për miratimin e një buxheti kombëtar, duke përfshirë financimin për zgjedhjet, çoi në shtyrjen e tyre.

Qyteti jugor i Mostarit -i ndarë etnikisht - do të mbajë zgjedhje veçmas më 20 dhjetor.

Këto zgjedhje do të jenë të parat në Mostar në 12 vjet dhe do të vijnë pasi partitë kryesore boshnjake dhe kroate të Bosnjë dhe Hercegovinës në qershor arritën një marrëveshje për një statut të ri për qytetin.

Mostari nuk ka mbajtur zgjedhje komunale që nga viti 2008 për shkak të dështimit të autoriteteve për të zbatuar një vendim të vitit 2010 nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e cila vendosi që struktura e ndarjes së pushtetit të qytetit ishte antikushtetuese dhe duhej reformuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG