Ndërlidhjet

Vritet gazetari i REL-it në jug të Afganistanit


Elyas Dayee.
Elyas Dayee.

Elyas Dayee, gazetar i Radios Evropa e Lirë, është vrarë të enjten në provincën afgane Helmad, si pasojë e një bombe që i është ngjitur në makinën e tij.

Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincs, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bomba e ngjitur në makinën e Dayee, ka vrarë gazetarin dhe ka plagosur tre persona tjerë, duke përfshirë vëllain e tij.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion Evropa e Lirë.

“Kolegu dhe miku im i dashur, Elyas Dayee, ka humbur jetën në një sulm terrorist këtë mëngjes”, ka thënë Sami Mahdi, shef i byrosë në Afganistan.

“Ai ka pasur gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë. Ky është lajm i tmerrshëm”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i presidencës afgane, Siddiq Siddiqui, ka dënuar “vrasjen” e Dayees duke thënë se "mbrapa sulmit qëndrojnë armiqtë e lirisë së shprehjes dhe mediave në Afganistan”.

Dhuna është rritur në gjithë Afganistan, teksa negociatorët qeveritarë dhe talibanët janë duke zhvilluar takime në Katar për të gjetur zgjidhje për luftën në Afganistan.

Ende nuk është bërë asnjë pikë kthese prej kur kanë nisur bisedimet në muajin shtator.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG