Ndërlidhjet

Biden: Ne do t'i fitojmë zgjedhjet amerikane


Kandidati demokrat për president, Joe Biden.
Kandidati demokrat për president, Joe Biden.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, ka thënë se ai do t’i fitojë zgjedhjet amerikane me shumicë të qartë, mirëpo ende është shumë herët të shpallë fitoren.

Ai ka thënë në një fjalim natën vonë më 6 nëntor se ai është në rrugë drejt fitores, me më shumë se 300 vota të Kolegjit Elektoral – më shumë se 270, sa i duhen – duke vënë në pah epërsinë që ka në Arizona, Nevada dhe Pensilvani.

“Shifrat shfaqin një tregim të qartë dhe bindës: Ne do ta fitojmë këtë garë”, ka thënë ai, teksa ka folur në Delauer, bashkë me senatoren, Kamala Harris, që garon për pozitën e nën-presidentes.

Biden po ashtu ka thënë se udhëheq kundër presidentit aktual amerikan, Donald Trump në votën kombëtare, duke përmendur mbi 4 milionë vota.

Ndonëse vota popullore nuk përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Biden ka konsideruar se 4 milionë vota më shumë janë “mandat për aksion” dhe ka thënë se kjo gjë tregon se amerikanët duan që shteti “të bashkohet dhe të mos ndahet”.

Ai ka përmendur një varg politikash që ai dhe Harris janë duke punuar, përfshirë përgjigjjen amerikane ndaj pandemisë së koronavirusit, ekonominë dhe ndryshimet klimatike.

Biden po ashtu u ka bërë thirrje amerikanëve që të vazhdojnë të jenë të qetë dhe të durueshëm teksa numërohen votat.

Trump në anën tjetër ka vazhduar të argumentojë, pa të ofruar të dhëna, se procesi i votimit është manipuluar dhe ka pasur parregullsi, sidomos për shkak të numrit të madh të votave me postë.

Përmes një serie të postimeve më 7 nëntor, ai ka pretenduar se mijëra vota janë pranuar ilegalisht pas afatit të fundit të ditës së zgjedhjeve dhe se vëzhguesit zgjedhorë janë bllokuar nga monitorimi i numërimit në disa lokacione.

As për këtë pretendim, Trump nuk ka ofruar fakte.

Më herët më 6 nëntor, Biden ka rritur epërsinë ndaj Trumpit në shtetet kyçe si Xhorxhia dhe Pensilavania, duke e dërguar më afër Shtëpisë së Bardhë, ndonëse të dyja palët janë nisur të bëhen gati për beteja të mundshme ligjore.

Teksa votat ende po numërohen në Pensilvani më 6 nëntor, 77-vjecar, ish-nënpresidenti amerikan ka udhëhequr me 14,541 vota, pas publikimit të rezultateve përmes votës nga zonat demokratike në këtë shtet.

Duke fituar Pensilvaninë me 20 vota elektorale, apo dy fituar dy nga tri shtetet në mesin e Xhorxhias, Nevadas, dhe Arizonas, në të cilat ende nuk është shpallur fituesi, po ku ai udhëheq, Biden mund të fitojë 270 votat që i duhen të Kolegjit Elektoral.

Në të njëjtën kohë, Biden ka rritur epërsinë në Xhorxhia përgjatë ditës nga 1,584 në 4,395 vota.

Zyrtarët e këtij shteti kanë thënë se rezultati i ngushtë mund të nxisë rinumërim.

Pa 16 votat e Kolegjit Elektoral të Xhorxhias, Trump nuk mund të fitojë 270 votat që i duhen për t’u shpallur fitues.

Nëse Biden, që aktualisht ka 253 vota të Kolegjit Elektoral fiton Xhorxhian, ai do të bëhej presidenti i parë demokratik që do ta bënte një gjë të tillë, prej kohës kur Bill Clinton ka fituar Shtëpinë e Bardhë më 1992.

Ndërkohë epërsia e Bidenit në Arizona ka qëndruar në 49.7 për qind ndaj 48.8 për qind për Trumpin, një diferencë në vota prej 29,861, me gati 1.3 për qind të votave që kanë mbetur pa u numëruar.

Edhe në Nevada, epërsia e Bidenit është rritur në 49.8 për qind ndaj Trumpit ne 28 për qind, një diferencë në vota prej 22,657.

Meqë rezultati është kaq i ngushtë dhe Trump nuk po tregon shenja të fitores, beteja për vota mund të bartet në dhomë të gjykatës.

Ekipi i Trumpit ka dorëzuar padi për një varg çështjesh në shtetet kyçe, ndonëse disa tashmë janë refuzuar nga gjykata shtetërore dhe Gjykata Supreme.

Si shenjë për të treguar sa kritike do të jetë beteja ligjore, të dyja epiket kanë nisur të bëhen thirrje për mbledhje të fondeve për të financuar proceset.

Mediat amerikane kanë cituar disa burime të kenë thënë se Komiteti Kombëtar i Republikanëve është duke synuar të mbledhë 60 milionë dollarë për betejat e planifikuara ligjore, ndërsa fushata e Bidenit po synon të mbledhë kontribute për “Fondit e Luftës së Bidenit”.

Dallimi i ngushtë në vota ka vënë në pah ndasitë e thella mes amerikanëve, teksa numërimi i ngadalshëm i më shumë se 100 milionë votave ka shërbyer si përkujtim se koronavirusi po vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara.

Ky vend ka regjistruar një rekord ditor prej 127,000 rasteve të infektimit më 6 nëntor.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG