Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Dorëheqja e presidentit Thaçi - e  duhur, por e vonuar


Selia e Lëvizjes Vetëvendosje
Selia e Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi publik e ka quajtur dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi si veprim të duhur, por të vonuar. Ata thonë se do të ishte mirë që presidenti Thaçi të vepronte qysh kur erdhi lajmi për akuzat.

“Dhjetë vjetët e fundit janë dëshmi se si kushdo që ka pretenduar ta mbrojë UÇK-në përmes pazareve të fshehta, ka dështuar, dhe vetëm sa e ka rritur dëmin. Vetë Gjykata Speciale është padrejtësi e prodhuar prej tyre, përderisa ne si Lëvizje, bashkë me shumë veteranë e qytetarë, protestuam kundër saj”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje konsideron se Kosova nuk është në gjendje ta mbrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me institucionet e saj, për shkak siç thonë, ‘se keqqeverisja në dekadat e pasluftës ka rezultuar në institucione të brishta të drejtësisë’.

Dhomat e Specializuara në Hagë të enjten kanë konfirmuar aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit menjëherë pas konfirmimit të aktakuzës.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG