Ndërlidhjet

BE beson në vazhdimin e funksionimit të institucioneve të Kosovës


Flamuri i Bashkimit Evropian.
Flamuri i Bashkimit Evropian.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit të Kosovës, Bashkimi Evropian ka shprehur besimin se do të ketë vazhdimësi të funksionimit të institucioneve të Kosovës.

“Bashkimi Evropian merr në dijeni dorëheqjen e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe mirëpret faktin se ai është pajtuar që të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit më 5 nëntor pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në bazë të kompetencave kushtetuese, mori edhe zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës.

Po ashtu, Bashkimi Evropian thotë se mbështetë punën e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, që në Kosovë njihen edhe me emrin Gjykata Speciale.

“Bashkëpunimi i plotë me këtë institucion është esencial, si një demonstrim i rëndësishëm i përkushtimeve të Kosovës për sundimin e ligjit, që në anën tjetër është element kyç i përparimit të Kosovës në rrugën e saj Evropiane dhe angazhimeve me Ballkanin Perëndimore në tërësi”, thuhet në këtë komunikatë të lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën edhe kundër kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Lajmin e konfirmoi vetë Veseli përmes një deklarate për opinion, ku po ashtu njoftoi se ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjet këtyre akuzave. Ai tha se do të udhëtojë këtë mëngjes drejt Hagës.

Thaçi: Jap dorëheqje nga pozita e presidentit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00

Konfirmimi i aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, pason arrestimin e djeshëm (4 nëntor) të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi. Të mërkurën, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën edhe kundër shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Të gjithë të lartëpërmendurit kanë qenë udhëheqës të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Por, gjithsesi në kemi marrë në dijeni njoftimet e fundit dhe vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet në Kosovë lidhur me këtë dhe do të njoftojmë për reagimet tona më substanciale më vonë”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka ftuar të gjithë në rajon që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG