Ndërlidhjet

Telekomi kërkon ndihmë nga qeveria për kthimin e 25 milionë eurove


Ndërtesa e Telekomit të Kosovës.
Ndërtesa e Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe të gjitha partitë politike për reagim të menjëhershëm, për kthimin e mjeteve të marra nga "Dardafon.net LLC”, në mënyrë që të parandalojnë dështimin e kësaj kompanie.

Bllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës është bërë të premten nga një përmbarues privat, pasi Telekomi ka borxh mbi 25 milionë euro kompanisë "Dardafon.net LLC”, e njohur me emrin tregtar Z-Mobile.

“Me veprim e djeshëm është provokuar skajshmërisht dështimi i gjithë aparatit shtetëror ngase të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare në vend janë të lidhura me shërbimet e Telekomit dhe rënia e këtyre shërbimeve do të thotë rënie e gjithë këtyre mekanizmave”, thuhet në një njoftim për media.

Dardafon fillimisht bllokoi llogaritë, thuhet në njoftim, e më pas edhe zbrazi ato duke lënë kështu pa paga 2,300 punëtorë dhe rrezikuar në tërësi gjitha shërbimet që ofron Telekomi i Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit, është duke bërë përpjekje që të gjendet një zgjidhje për të tejkaluar këtë situatë, por që deri më tani, nuk ka ndonjë plan konkret.

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje për të marrë një prononcim nga zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, por ka qenë e pamundur.

Bllokimi i llogarive bankare të Telekomit është bërë për herë të dytë gjatë tre muajve. Në korrik, pas takimeve që kishin pasur përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit me kompaninë Z-Mobile, llogaritë ishin zhbllokuar.

Problemet financiare të Telekomit janë prezentë që nga viti 2009, kur arritën marrëveshje me "Dardafon.net LLC" .

Kjo kontratë, i kishte mundësuar kompanisë Z-Mobile të ishte operator virtual i telefonisë mobile të operatorit mobil Vala, që funksionon në kuadër të Telekomit të Kosovës.

Kontrata në vazhdimësi është konsideruar si e dëmshme, por si e tillë ka zgjatur deri në korrik të vitit 2019, kur bordi i Telekomit të Kosovës pati marrë vendim për shkëputjen e saj.

Pavarësisht fitimeve që Z-Mobile thuhet t’i ketë pasur nga kjo kontratë, kompania ka pretenduar se Telekomi i Kosovës nuk e ka përmbushur kontratën në tërësi dhe e kishte paditur, ku edhe ka fituar rastin.

Telekomi për dëmin e shkaktuar ndaj kompanisë Z-Mobile, obligohet të paguajë një gjobë prej mbi 25 milionë eurosh, për të cilat mjete edhe janë bllokuar llogaritë bankare të Telekomit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG