Ndërlidhjet

Mali i Zi kërkon ndihmën e Interpolit për kërcënimet ndaj Dritan Abazoviqit


Dritan Abazoviq.
Dritan Abazoviq.

Mali i Zi ka kërkuar ndihmën e Interpolit për shkak të kërcënimeve përmes mediave sociale ndaj Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA).

Policia malazeze identifikoi R.SH nga Rozhaja, i cili kërcënoi Dritan Abazoviqin, përmes rrjetit social Facebook. Por, meqenëse R.SH nuk jeton në Mal të Zi, u kërkua ndihma e Interpolit. Kjo u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga policia malazeze.

"Sipas deklaratës së një të afërmi të ngushtë, R.SH nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe kemi përcjellë një kërkesë për Interpol-in në Suedi përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional, duke kërkuar kontrolle të caktuara për këtë person", thuhet në përgjigjen e policisë.

Përmes komenteve në Facebook dyshohet se R.SH, më 10 shtator, i tha Abazoviqit se do të masakrohej nëse vazhdonte "miqësinë" e tij, domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me "çetnikët".

Kjo çështje, sipas policisë, po trajtohet nga Prokuroria e Ulqinit.

"Abazoviq u informua për aktivitetet e ndërmarra dhe deklaroi se ai nuk ndihej i kërcënuar në lidhje me këto kërcënime", tha policia.

Për shkak të një sërë kërcënimesh, më 3 shtator, URA kërkoi një vlerësim urgjent të sigurisë së udhëheqësit, Dritan Abazoviq ,dhe pronës së tij nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Malit të Zi (ANB) dhe Drejtoria e Policisë.

Koalicioni "E zeza mbi të bardhë" i udhëhequr nga Dritan Abazoviq, ai "Për të ardhmen e Malit të Zi" në krye me Frontin Demokratik dhe koalicioni "Paqja është kombi ynë" dolën fitues të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 30 gusht në Mal të Zi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG