Ndërlidhjet

Në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, në nivel ekspertësh


Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e Bashkimit Evropian prë dialog, Mirosllav Lajçak.
Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e Bashkimit Evropian prë dialog, Mirosllav Lajçak.

Të enjten në Bruksel do të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të shefave të delegacioneve dhe ekspertëve, për temat të cilat do të jenë në rend dite.

Delegacionin e Kosovës e përfaqëson Skender Hyseni, koordinator për dialog ndërsa me të do të jenë edhe ekspertët për temat që kanë të bëjnë me ekonomi dhe financa, pasi palët pritet të diskutojnë pretendimet financiare dhe pronësore.

Sikur edhe në takimet e mëparshme, edhe kësaj radhe palët do të kenë së pari takime bilaterale me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe më pas do të ketë takime të përbashkëta mes të dyja palëve.

Takimi i së enjtes vjen pas më shumë se një muaji, prej kur ishte zhvilluar takimi i fundit.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në fund të muajt shtator por, ishte shtyrë për shkak të masave parandaluese si shkak i pandemisë por edhe për shkak të pengesave të paraqitura rreth temave në dialog për të cilat palët nuk ishin dakord palët.

Më problematike ishte çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilët pala kosovare nuk ishte e gatshme të diskutojë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur më 16 korrik të këtij viti, dhe prej atëherë janë zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.

Delegacioni i Kosovës insiston se qëllimi i dialogut është marrëveshja gjithëpërfshirëse, e cila nënkupton dhe njohjen e ndërsjellë dhe se nuk do të ketë marrëveshje individuale pa pasur një marrëveshje të plotë dhe finale.

Delegacioni i Serbisë vazhdimisht i ka hedhur poshtë pohimet se në dialog po diskutohet për njohje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG