Ndërlidhjet

Lavrov anulon vizitën në Ballkan


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë më 27 tetoe se diplomati 70-vjeçar “ndjehet mirë”, mirëpo është vetizoluar si masë parandaluese.

“Vizitat dhe takimet e planifikuara më herët janë shtyrë”, ka thënë kjo ministri.

Lavrov është kthyer nga Greqia më 26 tetor.

Ai kishte planifikuar të vizitonte Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë më 28 dhe 29 tetor, respektivisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG