Ndërlidhjet

Në Nigeri raportohet për të shtëna me armë zjarri kundër protestuesve


Pamje nga protestat në Nigeri.
Pamje nga protestat në Nigeri.

Një numër personash që kanë marrë pjesë në protestat kundër brutalitetit policor, është raportuar të jenë qëlluar me armë zjarri apo janë plagosur në qytetin më të madh të Nigerisë, Lagos.

Dëshmitarët kanë thënë se 12 persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur, si pasojë e të shtënave të ushtarëve, transmeton BBC.

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International, ka thënë se ka “raportime kredibile” për vdekjet.

Guvernatori shtetëror ka thënë se rreth 25 persona janë plagosur, mirëpo ka mohuar se ka viktima.

Ora policore 24-orëshe, pa afat, ka nisur së zbatuari në Lagos dhe rajone tjera.

Protestat për një njësi policore, tashmë të shpërndarë – Njësia Speciale Kundër Vjedhjeve – janë zhvilluar për dy javë.

Kjo Njësi është akuzuar për ndalime ilegale, sulme dhe të shtëna.

Me rritjen e tensioneve të mërkurën, policia në rajone të ndryshme në Lagos ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim të shpërndarjes së protestuesve që kanë sfiduar masën e orës policore.

Presidenti Nigerian, Muhammadu Buhari ka bërë thirrje për “kuptim dhe qetësi”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG