Ndërlidhjet

Më 29 nëntor do të mbahen zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut


Fotografi nga arkivi.
Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat janë caktuar që të mbahen më 29 nëntor.

Sipas njoftimit nga Presidenca, zgjedhjet në këto dy komuna do të mbahen në “koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”.

Presidenti Thaçi më herët kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto dy komuna, për siç ishte thënë, parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

Komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar qysh në fillim të shkurtit, kur Agim Veliu ka dhënë dorëheqje, pasi është emëruar ministër i Brendshëm në Qeverinë e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Pa kryetar, nga fillimi i qershorit, ka mbetur edhe Mitrovica e Veriut, pasi Goran Rakiq, nga Lista Serbe, është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e re të Avdullah Hotit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti cakton dhe shpall datën zgjedhjeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG