Ndërlidhjet

OBSH: Kufizimet e ashpra janë absolutisht të nevojshme


Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Kufizimet e ashpra janë “absolutisht të nevojshme” për të ruajtur jetët e njerëzve, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërkohë që Evropa përballet me valën e dytë të përhapjes së koronavirusit.

Kjo deklaratë vjen ndërkohë që miliona njerëz në kryeqytetet evropiane janë udhëzuar që të jetojnë në masa tejet të ashpra.

Nga e shtuna, shoqërimi në ambiente të mbyllura do të ndalohet në Londër, ndërkohë që ora policore do të zbatohet në nëntë qytete franceze.

Mirëpo OBSH-ja ka thënë se situata nuk është aq e keqe sa ka qenë në mars dhe prill.

Të enjten, Polonia ka shpallur zonat e kuqe ku parashihet mbyllja e shkollave dhe palestrave, duke përfshirë kryeqytetin Varshavën, ndërkohë që Republika Çeke ka thënë se do të ndërtojë spitale të përkohshme për pacientët me koronavirus.

Shkollat në rajonin italian, Kampania, duke përfshirë qytetin Naples, do të mbyllen për dy javë, teksa ky shtet ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus brenda një dite, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Koronavirusi është aktualisht shkaktari i pestë i vdekjeve në Evropë, ka thënë drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

“Është koha të veprojmë. Mesazhi për qeveritë është: mos rrini mbrapa veprimeve relativisht të vogla për të shmangur veprimet e dëmshme që kemi parë në valën e parë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Komisioni Evropian u ka bërë thirrje shteteve që të rrisin nivelin e përgatitjeve, duke këshilluar qeveritë që të koordinojnë gjurmimin e kontakteve dhe punën për vaksinim eventual.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG