Ndërlidhjet

Kosovë: Katër të vdekur dhe 80 raste të reja me COVID-19


Klinika Infektive në QKUK. Foto nga arkivi.
Klinika Infektive në QKUK. Foto nga arkivi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se gjatë 24 orëve të fundit, katër persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, ndërkaq janë regjistruar 80 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Shifrat e fundit të të infektuarve vijnë pas testimit të 566 mostrave.

Sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 645.

Që prej 13 marsit e deri më 10 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16,130 raste me koronavirus.

Prej tyre, 14,282 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,203.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG