Ndërlidhjet

Arrestohet kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova


Ilustrim.
Ilustrim.

Të premten në mbrëmje është arrestuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Ai është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, kanë raportuar mediat lokale.

"Betimi për Drejtësi" raporton se arrestimin e Rugovës e ka konfirmuar, Valbona Dishaj-Haxhosaj, prokurore në Prokurorinë Themelore në Pejë.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut", ka thënë ajo, duke shtuar se bashkë me Rugovën janë arrestuar edhe dy zyrtarë tjerë komunal.

"Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit”, ka thënë prokurorja Dishaj-Haxhosaj.

Haki Rugova është edhe nënkryetar i partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG