Ndërlidhjet

Shqipëria miraton reformën e kodit zgjedhor


Pamje arkivi nga Shqipëria
Pamje arkivi nga Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën ndryshimet në ligjin zgjedhor, që synojnë të parandalojnë manipulimet me vota.

Ky ka qenë kusht kryesor për Shqipërinë që të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ligjvënësit e pranishëm i votuan amendamentet me 97 vota për, 15 kundër dhe pesë abstenime.

Ata po ashtu zgjodhën zyrtatë të rinj të Komisionit Zgjedhor.

Ndryshimet përfshijnë një prag prej 1% për partitë politike, për të hyrë në parlament.

Kodi i ri zgjedhor do të zbatohet nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Zgjedhjet në Shqipëri janë kontestuar dhe dëmtuar shpesh me parregullsi, përfshirë pretendimet për blerje dhe manipulim me vota.

Reforma zgjedhore pasoi rekomandimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila ka monitoruar zgjedhjet në Shqipëri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG