Ndërlidhjet

Madridi rivendos kufizimet derisa Evropa përballet me rritjen e rasteve me COVID-19


Madrid
Madrid

Spanja ndërmori hapa për të kontrolluar shpërthimet e koronavirusit në Madrid, ndërsa Agjencia Evropiane e Barnave tha se kishte filluar një rishikim të sigurisë pasi disa pacientë që merrnin ilaçin koronavirus remdesivir raportuan probleme serioze në veshka.

Kufizimet e reja në Spanjë do ta vendosin kryeqytetin dhe rajonin përreth tij - një zonë me më shumë se 6 milion njerëz - përsëri në bllokim të pjesshëm, duke e bërë atë kryeqytetin e parë evropian që rivendos kufizimin.

Rajoni i Madridit ka 859 raste në 100,000 njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Madrid dhe nëntë komuna përreth do të mbyllin kufijt pwr të huajt për vizita jo-emergjente, por do të lejohen udhëtime për punë, shkollë, takime mjekësore dhe blerje.

Spanja, e cila ishte një nga vendet më të goditura gjatë valës së parë, ka regjistruar më shumë se 32,000 vdekje midis gati 790,000 infeksioneve në pandemi, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG