Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Fermerët zbrazin qumështin nga maunet në rrugë

1
Policia e Kosovës duke vëzhguar protestën e prodhuesve të qumështit.

2
Një motoçiklist kalon pranë protestës së qumështarëve.

3
Prodhuesit duke derdhur qumështin nga maunet.

4
Zbrazja e një maune me qumësht gjatë protestës së qumështarëve.