Ndërlidhjet

Dorëzohet deputeti Etem Arifi


Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi.
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka konfirmuar për Radio Evropa e Lirë se deputeti Etem Arifi është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Afiri ishte në arrati pasi që ishte dënuar më një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, ishin përgjegjës për përvetësimin e rreth 26 mijë eurove.

Në fillim të muajit gusht, Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi urdhërarrest mirëpo deputeti Arifi arriti që t’i shmangej arrestimit.

Për dënimin, Arifi bëri ankesë në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, por ky institucion, më 23 shtator, nuk e mori në shqyrtim kërkesën e Arifit, pasi e konsideroi si të papranueshme.

Ndonëse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, vota e deputetit Hetem Arifi u bë vendimtare më 3 qershor kur u votua qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, deputeti Arifi arriti që të merrte pjesë në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, pasi kishte kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore.

Kjo kërkesë i ishte miratuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars 2020, Arifi votoi për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pjesëmarrjen në votim të deputetit Arifi si dhe ligjshmërinë e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti e kontestoi Lëvizja Vetëvendosje e cila e dërgoi këtë rast në Gjykatë Kushtetuese.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG