Ndërlidhjet

Konventa e Stambollit përfshihet në Kushtetutën e Kosovës


Kuvendi i Kosovës - foto arkivi
Kuvendi i Kosovës - foto arkivi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan të premten, me shumicë votash, një amandament në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në bazë të të cilit Konventa e Stambollit do të përfshihet në Kushtetutë.

Kjo konventë njihet në botë si instrument ligjor për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës familjare, si dhe për mbrojtjen e viktimave.

Ndjekja penale e dhunuesve cilësohet si bazament i konventës.

“Është detyrim i shtetit që ta adresojë plotësisht dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrë masa për të parandaluar dhunën ndaj grave, për t’i mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit”, thuhet në konventë.

Dokumenti e përshkruan dhunën ndaj grave si “shkelje të të drejtave të njeriut” dhe si “formë diskriminimi”.

Konventa e hartuar nga Këshilli i Evropës është hapur për nënshkrim në vitin 2011, në Stamboll të Turqisë.

Turqia ka qenë vendi i parë që e ka ratifikuar.

Deri më tani, kjo konventë është nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Lexoni edhe këtë: Nën trysni dhe duarthatë, viktimat e dhunës shpesh kthehen te dhunuesi

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG