Ndërlidhjet

Konfiskohen 27 milionë maska të falsifikuara të fytyrës në Evropë


Ndërtesa e EUROPOL-it në Hagë
Ndërtesa e EUROPOL-it në Hagë

Miliona artikuj të falsifikuar, përfshirë 27 milionë maska të fytyrës, janë konfiskuar në Evropë.

Operacioni 8-mujor, i koduar “Aphrodite”, është udhëhequr nga autoritetet italiane dhe irlandeze, me mbështetjen e agjencisë evropiane për zbatimin e ligjit - EUROPOL.

Në një njoftim për media të EUROPOL-it thuhet se “nga dhjetori 2019 deri në korrik 2020, autoritetet e zbatimit të ligjit kanë gjurmuar shitjet në internet të artikujve të falsifikuar” dhe “kanë arritur kulmin me bastisjet në depo, dyqane dhe tregje të Belgjikës, Qipros, Greqisë, Irlandës, Italisë, Portugalisë, Rumanisë dhe Spanjës”.

Gjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 700,000 euro, ndërsa 123 llogari të mediave sociale dhe 36 ueb-faqe janë mbyllur.

Sipas EUROPOL-it, dhjetë njerëz janë arrestuar në Greqi, ndërsa 37 të dyshuar të tjerë janë raportuar tek autoritetet në Greqi, Itali dhe Portugali.

“Pandemia COVID-19 ka bërë që autoritetet të ndryshojnë planin fillestar të operacionit, për t’u përqendruar në çështje që lidhen me pandeminë. Si rezultat, janë konfiskuar edhe pajisje të falsifikuara mjekësore, përfshirë 27 milionë maska për fytyrë”, njoftoi EUROPOL-i.

Maskat për fytyrë rekomandohen nga ekspertët shëndetësorë për mbrojtje nga koronavirusi që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG