Ndërlidhjet

Kina “zgjeron” kampet e paraburgimit në Ksinjiang


Ksinjiang, Kinë
Ksinjiang, Kinë

Rrjeti i qendrave të paraburgimit në rajonin Ksinjiang të Kinës është shumë më i gjerë sesa mendohej, zbulon një hulumtim i bërë nga një institut australian.

Numri i objekteve ku Kina besohet se ka ndaluar më shumë se 1 milion ujgurë dhe pakica të tjera kryesisht myslimane, është rreth 40 për qind më i madh se vlerësimet e mëparshme, thuhet në raportin e Institutit të Politikave Strategjike në Australi.

Sipas raportit, rrjeti i këtyre objekteve është në rrije, me gjithë pretendimet e Kinës se shumë ujgurë janë liruar.

Ujgurët janë bashkësia më e madhe indigjene turqishtfolëse në Ksinjiang, e pasuar nga kazakët.

Shumë prej tyre janë vendosur në kampe nga regjimi kinez qysh në vitin 2017.

Ka dëshmi se në kampe ushtrohet torturë, përdhunime dhe abuzime të tjera.

Kina thotë se atje ka programe trajnimi dhe arsimimi dhe se me to luftohet ekstremizmi.

Instituti i Politikave Strategjike në Australi tha se, duke përdorur imazhet satelitore, dëshmitë e dëshmitarëve okularë, raportet e mediave dhe dokumentet e ofruara zyrtare, ka identifikuar më shumë se 380 "ambiente të dyshuara paraburgimi" në Ksinjiang.

“Në së paku 61 qendra paraburgimi ka pasur ndërtime të reja në periudhën korrik 2019 - korrik 2020”, thotë raporti dhe shton se 14 objekte të tjera janë në ndërtim e sipër këtë vit.

Ligjvënësit amerikanë, së voni, kanë votuar për të ndaluar importet nga Ksinjiangu, për shkak të dyshimeve për punë të detyrueshme sistematike.

Lexoni edhe këtë: Pse vendet e Azisë Qendrore qëndrojnë të heshtura për ujgurët e Kinës?

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG