Ndërlidhjet

SHBA kthen sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, pavarësisht kundërshtimeve


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur në mënyrë të njëanshme të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, pavarësisht kundërshtimit nga aleatët më të ngushtë evropianë të Uashingtonit dhe pasigurisë për ndikimin e tyre.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo më 19 shtator njoftoi për të ashtuquajturën kthim mbrapa të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit.

"Nëse vendet anëtare të OKB-së dështojnë të përmbushin detyrimet e tyre për të zbatuar këto sanksione, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin autoritetet tona të brendshme për të imponuar pasoja për ato dështime dhe për të siguruar që Irani të mos korrë përfitimet e aktivitetit të ndaluar nga OKB-së", tha Pompeo në nje deklaratë.

"Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të shpallin një sërë masash shtesë për të forcuar zbatimin e sanksioneve të OKB-së dhe për t'i kërkuar shkelësit e përgjegjësisë," shtoi ai.

Masa e SHBA-së, i hap rrugën një përplasjeje të madhe në Kombet e Bashkuara, ku Uashingtoni e gjen veten gjithnjë e më të izoluar mes tensioneve me Iranin dhe palët e tjera të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA).

"Amerikanët veprojnë si ngacmues dhe vendosin sanksione .... Komuniteti botëror duhet të vendosë se si të veprojë ndaj ngacmimit," i tha Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif televizionit shtetëror iranian disa orë para njoftimit.

Presidenti Donald Trump u tërhoq nga Plani i Përbashkët i Veprimit më 2018 dhe vendosi sërish sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit, duke bërë që Teherani të shkel progresivisht angazhimet e tij bërthamore.

Palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore të Iranit janë përpjekur të shpëtojnë marrëveshjen, duke hedhur poshtë përpjekjen nga Uashingtoni për të shkaktuar një kthim të sanksioneve të OKB-së ndaj Teheranit për shkeljen e angazhimeve të tij bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG