Ndërlidhjet

Hoti: Aksioni në Karaçevë, kthim i normalitetit në çdo fushë 


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Kthim të normalitetit në çdo fushë e ka quajtur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, aksionin e Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë.

Kryeministri Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky aksion është dëshmi se institucionet e sigurisë janë të afta të garantojnë rend dhe ligj.

“Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës. U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat. Ky është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë”, ka shkruar Hoti.

33 persona janë arrestuar, prej tyre 10 policë, në aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Gjatë këtij aksioni u sekuestruan aparate të lojërave të fatit dhe prova materiale që dyshohet se ishin përdorur në aktivitete kriminale.

Po ashtu, në këtë aksion, njoftohet se u rrënuan edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG