Ndërlidhjet

IKSHPK regjistron një viktimë dhe 71 raste të reja me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Kosovës të martën i janë​ shtuar 71 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 608 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 601.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,378.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,763 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG