Ndërlidhjet

Policia greke përdorë gaz lotsjellës ndaj migranëve në Lesbos


Migrantët flenë në rrugë pas djegies së kampit Moria.
Migrantët flenë në rrugë pas djegies së kampit Moria.

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup migrantësh që po protestonin të shtunën në ishullin Lesbos.

Kjo protestë vjen pasi katër ditë më parë, një zjarr shkatërroi kampin Moria, që ishte më i madhi në Greqi, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Tensionet nisën pasi qindra migrantë, duke brohoritur “Liri”, marshuan në rrugët që çojnë drejt portit të Mytilene, ku policia ka ndaluar ngritjen e disa kampeve të përkohshme për migrantët.

Në kampin Moria, që u dogj më 9 shtator, kanë qenë të strehuar 13,000 migrantë.

Gjermania ka thënë se dhjetë vende evropiane janë darkoduar që të strehojnë 400 fëmijë të pashoqëruar, të cilët kanë ikur nga kampi Moria, pasi ai u dogj.

Migrantët, që kanë qenë të strehuar në kampin Moria, tani po flenë në rrugë dhe fusha, teksa autoritetet po tentojnë që t'iu gjejnë strehim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG