Ndërlidhjet

Franca lejon 1,500 spektatorë brenda sallave ku zhvillohen garat në tenis


Ilustrim.
Ilustrim.

Kampionati francez i tenisit, French Open, do të lejojë 11,500 spektatorë brenda ditës që të jenë pjesë e këtij organizimi, duke respektuar protokollet me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri, ka thënë Federata franceze e Tenisit të hënën.

French Open, që tradicionalisht mbahet në periudhën maj-qershor, është shtyrë më herët gjatë këtij viti për shkak të pandemisë me koronavirus, derisa tani planet janë që përballjet të organizohen nga 27 shtatori deri më 11 tetor.

Federata e Tenisit në Francë ka thënë se 5,000 spektatorë brenda ditës do të mund të jenë pjesë e ndeshjeve në sallat, Philippe-Chatrier dhe Suzanne-Lenglen, derisa 1,500 persona do të lejohen në sallën më të vogël, Simonne-Mathieu.

Tifozët do të kenë nga një ulëse të zbrazët afër vetes dhe jo më shumë se katër persona mund të ulen krah për krah.

Maskat është thënë se do të jenë të detyrueshme për të gjithë personat mbi moshën 11-vjeçare.

Kjo Federatë pati thënë në muajin korrik se planifikon të lejojë 60 për qind të spektatorëve nëpër salla.

Sipas organizatorëve, një rekord prej 520,000 personave kanë qenë pjesë e ngjarjes së një viti më parë.

Rafa Nadal dhe Ash Barty, që nuk kanë qenë pjesë e turneut U.S. Open në Nju Jork këtë vit për shkak të shqetësimeve për koronavirus, pritet të mbrojnë titujt e tyre në turneun francez më vonë gjatë këtij muaji.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG