Ndërlidhjet

Lojërat Olimpike do të mbahen “me apo pa COVID-19”


Tokio, Japoni
Tokio, Japoni

Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen vitin e ardhshëm “me apo pa COVID-19”, tha nënpresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, John Coates.

Ai konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se Olimpiada do të nisë më 23 korrik, 2021.

Ajo ka qenë e paraparë të nisë në korrik të 2020-ës, por është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19, sëmundjes që e shkakton një koronavirus i ri.

Coates tha se tema e Lojërave fillimisht ka qenë: “Lojërat e rindërtimit pas shkatërrimit nga cunami”, duke iu referuar kështu një cunami shkatërrues që ka goditur Japoninë në vitin 2011.

Por, shtoi ai, tema e tyre tani do të jetë: “Lojërat që mposhtën COVID-in, drita në fund të tunelit”.

Në korrik, shefi ekzekutiv i Tokio 2020, Toshiro Muto, ka thënë se është e mundur që Lojërat të mbahen me një audiencë të "kufizuar", pasi ata duan ta shmangin mundësinë që të mos ketë fare spektatorë.

Ka qenë e planifikuar që më shumë se 11,000 atletë nga rreth 200 vende të botës të marrin pjesë në Lojërat 2020.

Nuk është ende e qartë se si mund të ndikojnë kufizimet e udhëtimit në pjesëmarrjen e tyre, pasi kufijtë e Japonisë aktualisht janë të mbyllur për vizitorët e huaj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG