Ndërlidhjet

Hoti dhe Vuçiq zotohen se do t’i dyfishojnë përpjekjet në dialog


Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq
Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u zotuan se do t’i japin prioritetin më të lartë integrimit në BE dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ata e bënë këtë zotim te përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga BE-ja.

“Ata gjithashtu u zotuan se do t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtimin e mëtejshëm krah BE-së, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratë.

Hoti dhe Vuçiq përballen sot në një rreth të ri të bisedimeve në Bruksel, të ndërmjetësuara nga Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Javën e kaluar, në Shtëpinë e Bardhë, Hoti dhe Vuçiq kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin ekonomik, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Në këtë aspekt, dokumentet për të cilat është rënë dakord së voni në Uashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të palëve lidhur me dialogun, mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në deklaratën e lëshuar të hënën nga BE-ja.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011.

Ai është ndërmjetësuar vazhdimisht nga BE-ja dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Të dielën, Hoti ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë arrihet vetëm kur të ketë njohje reciproke

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG