Ndërlidhjet

Filipçe: Shkollat në Shkup nuk do të hapin dyert për nxënësit e klasave të larta


Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se dikasteri që ai përfaqëson përgatitet për ballafaqimin me skenarin më të errët për sa i përket valës së re të koronavirusit në vjeshtë, megjithëse shton se gjithçka do të varet nga përgjegjësia e qytetarëve dhe respektimi i masave për parandalimin e virusit.

“Atje ku njerëzit u përmbahen masave parandaluese edhe nuk ka dukuri të bartjes së virusit. Ne përgatitemi, ta quaj ashtu, për skenarin e zi, përkatësisht që të kemi vërtet një numër të madh të sëmurësh”, thekson Venko Filpçe.

Ai duke folur për vendimin e qeverisë që të shtyhet fillimi i vitit shkollor për një muaj, përkatësisht më 1 tetor, thotë se kjo ka të bëjë me ngjarjet e shumta në shtator që në njëfarë mënyre mund ta keqësojnë pasqyrën epidemiologjike.

“Cilat janë ato ngjarje? Në këtë muaj qytetarët fillojnë punën pas kthimit nga pushimet, nga udhëtimet e kështu me radhë...Këtu kemi edhe kopshtet e fëmijëve, të cilat fillojnë me punë nga java në vazhdim. Keqësimi i situatës epidemiologjike mund të vijë, ndoshta, pas 2 deri në 3 javë, mbase 4 javë nga ndonjë ngjarje, kohë kjo kur i shikojmë pacientët, të cilët në mënyrë potenciale do të duhej të shëroheshin nëpër spitale".

"Por, kur paraqitet numri i madh, atëherë është vonë që të reagohet dhe në këtë kuptim ishte edhe rekomandimi ynë që shkollat të fillojnë me mësimdhënie online, me disa përjashtime: fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën fizikisht të jenë të pranishëm nëpër shkolla. Pse? Për shkak se në shkollë të zbrazët ka më tepër hapësirë, që nxënësit të shpërndahen, që të ulin kontaktet mes tyre, të fillojnë me orët në kohë të ndryshme, secila klasë me dallim prej 10 deri në 15 minuta, në mënyrë që nxënësit të mos takohen në hyrjet, korridore, apo në dalje në fund të orëve” , thekson ai.

Megjithatë, Filipçe është shprehur i prerë se shkollat në Shkup edhe nëse arrijnë të krijojnë kushte për mësim me prezencë fizike edhe për nxënësit nga klasa e katërt deri në të pestën, një gjë e tillë nuk do t'u lejohet.

“Po qe se një shkollë në Shkup do që të bëjë përjashtim dhe aplikon që të marrë lejen, për shembull, që fizikisht të jenë të pranishëm edhe nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë, në fillim të tetorit nuk do ta lejojmë këtë”, theksoi ai.

Kreu i dikasterit të shëndetësisë thotë se jo vetëm të rinjtë janë ata që nuk respektojnë rekomandimet për sa i përket frenimit të përhapjes së koronavirusit, por të rinjtë mbeten më të dukshëm.

“Ndoshta tubimet e të rinjve dalin në publik më shumë. Nuk do të kisha thënë se nuk ka tubime edhe të njerëzve më të rritur, por këtu e kemi parasysh edhe faktorin se të rinjtë janë bartës më të shpeshtë të virusit, kështu që duke e bartur nga njëri-tjetri, e bartin edhe tek anëtarët e familjeve të tyre, te më të rriturit, te prindërit, gjyshet, gjyshërit"

"Mirëpo, statistika jonë, të cilën e analizuam dhe mbi bazë të së cilës i morëm vendimet për fillimin e punës në kopshte, përkatësisht në shkolla, (tregon se) nën 10 për qind sëmuren grup moshat deri në 18 vjeç - 3,4 deri në 9 dhe rreth 4 për qind nga 9 deri në 18 vjeç. Do të thotë, me të vërtetë pak dhe me pasqyrë më të lehtë klinike. Megjithatë, kur do t’i analizojmë pyetësorët epidemiologjikë edhe te moshat më të rritura, qëndron ajo se nuk janë respektuar masat parandaluese”, ka theksuar Filipçe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG