Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq e ka cilësuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhe, si një hap drejt stabilizimit të rajonit.
Në llogarinë e tij në Twitter, Gjukanoviq ka thënë që “Mali i Zi e përshëndet konfirmimin e orientimit të Serbisë dhe Kosovës, që përmes marrëveshjes së nënshkruar sot për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington, po shkojnë drejt zgjidhjes së qëndrueshme në kuadër të dialogut që e udhëheqë BE-ja”.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik.
Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit Hoti, është një hap i madh drejt njohjes reciproke. Ndërkaq, presidenti Trump, tha se kjo është “ditë e rëndësishme dhe historike”.