Ndërlidhjet

Thaçi mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

"Mirënjohës ndaj presidentit Donald Trump, dhe Richard Grenell për lidershipin e tyre në këtë proces. , presidenti DonaldTrump dhe Richard Grenell”, ka shkruar Thaçi na Twitter.

Ai ka thënë po ashtu se Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, për hapjen e vendeve të reja të punës si dhe për konsolidimin e mëtejshëm në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Thaçi ka thënë po ashtu se Kosova beson në lidershipin dhe vizionin e SHBA-së, pasi sipas tij, "kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik".

"Kosova tani duhet të vazhdojë të punojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja, që shteti ynë të konsolidohet plotësisht në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar", është shprehur Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit Donald Trump nënshkruan “marrëveshjen për normalizimin ekonomik”.

Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit Hoti është një “hap i madh përpara” që do të çojë në njohjes reciproke mes dy vendeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG