Ndërlidhjet

Gjukanoviq thotë se partia e tij është e gatshme të shkojë në opozitë


Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) është e gatshme të jetë partia më e fortë e opozitës dhe se, si president, ai do t'i përmbahet kompetencave të tij kushtetuese kur bëhet fjalë për qeverinë e re.

Në një intervistë për televizionin austriak ORF, ai tha se partia e tij pranoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve dhe se nuk presin që ato përfundimtare të jenë të ndryshme, raporton agjencia Beta.

"Formimi i qeverisë, siç e dini, është një punë që nuk ka filluar ende. Ne do të shohim nëse ky koalicion me tre anëtarë, i cili fitoi 41 vende, mund të arrijë vërtet një nivel të tillë afërsie të programeve dhe politike për të formuar një qeveri dhe për të marrë përsipër përgjegjësinë e pushtetit ekzekutiv në Malin e Zi", tha ai.

Gjukanoviç tha se sot "siç mund ta shohim, projekti kombëtar i Serbisë së Madhe është ringjallur".

"Ky projekt pretendon t'i sigurojë Serbisë disa kompensime për humbjen e Kosovës dhe natyrisht që Mali i Zi është synimi i parë i nacionalizmit serb. Supozoj se të gjithë e kuptojmë këtë, askush nuk është i painformuar", tha ai.

Të dielën në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në të cilat, për herë të parë pas tri dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq ka humbur.

Zgjedhjet u fituan nga partitë opozitare që konsiderohen si pro-serbe dhe pro-ruse.

Mali i Zi, përndryshe, konsiderohet lider në procesin e integrimit evropian. Ai ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka nisur negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian, në qershor të vitit 2012.

Më 2 shtator kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG