Ndërlidhjet

IKSHPK: 120 raste të reja dhe nëntë viktima me koronavirus brenda 24 orëve


Ilustrim.
Ilustrim.

Kosovës të hënën i janë​ shtuar 120 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 452 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar nëntë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 525.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 122 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,334.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,454 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar po këtë ditë se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 442 pacientë, prej tyre 356 janë të prekur me koronavirus.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 7 pacientë janë në respiratorë, 28 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 298 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG