Ndërlidhjet

Irani u ofron inspektorëve ndërkombëtarë qasje në lokacionet bërthamore


Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Rafael Grossi (djathtas) dhe kreu i Organizatës së Iranit për Energji Bërthamore, Ali Akbar Salehi.
Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Rafael Grossi (djathtas) dhe kreu i Organizatës së Iranit për Energji Bërthamore, Ali Akbar Salehi.

Irani ra dakord që t’iu ofrojë inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) qasje në dy lokacione të dyshuara bërthamore.

Marrëveshja u arrit gjatë vizitës në Teheran të drejtorit të përgjithshëm të ANEB-it.

Agjencia e ka kritikuar Iranin që nuk u është përgjigjur pyetjeve të saj në lidhje me materialin e mundshëm të padeklaruar bërthamor dhe aktivitetet e mundshme bërthamore në dy lokacione.

Mendohet se aktivitetet janë zhvulluar shumë kohë para vitit 2015, kur Irani ka nënshkuar një marrëveshje me fuqitë globale për kufizimin e programit të tij bërthamor.

Irani këmbëngul se nuk ka bërë kurrë përpjekje për zhvillimin e armëve bërthamore, por provat e mbledhura më herët nga ANEB-i kanë sugjeruar se deri në vitin 2003, ai ka kryer “një sërë aktivitetesh për zhvillimin e një pajisjeje plasëse bërthamore".

Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Rafael Grossi, shkoi në Teheran të hënën për bisedime me kreun e Organizatës së Iranit për Energji Bërthamore, Ali Akbar Salehi.

Të mërkurën, ata njoftuan se “kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen me mirëbesim të çështjeve të specifikuara nga ANEB-i".

“Irani i siguron vullnetarisht ANEB-it qasje në dy lokacionet e përcaktuara nga ANEB dhe i lehtëson aktivitetet e verifikimit të kësaj agjencie”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG