Ndërlidhjet

Navalny do të dërgohet për shërim në Gjermani


Protestuesit me fotografinë e Aleksei Navalny qëndrojnë para spitalit në Omsk, 20 gusht 2020. Policia verifikon disa prej tyre.
Protestuesit me fotografinë e Aleksei Navalny qëndrojnë para spitalit në Omsk, 20 gusht 2020. Policia verifikon disa prej tyre.

Zyrtarët shëndetësorë ruse kanë miratuar lejen e lëshimit nga spitali të aktivistit opozitar, Aleksei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital në Siberi pas dyshimeve për helmim.

Ai tani do të dërgohet në Gjermani për trajtim.

Familja dhe miqtë e Navalnyt kanë luftuar për transferimin e tij në Gjermani për trajtim urgjent, mirëpo mjekët rusë kanë refuzuar një gjë të tillë për ora të tëra, duke thënë se ai nuk është në gjendje të udhëtojë.

Megjithatë, më vonë gjatë ditës së premte, zyrtari i lartë i spitalit në Omsk, Anatoly Kalinichenko, u ka thënë mediave se Navalny mund të transferohet tani, meqë gjendja i është stabilizuar.

Transporti nga spitali rus pritet të bëhet brenda ditës është cituar të ketë thënë, Kalinichenko.

Mjekët gjermanë, që kanë arritur urgjent me një aeroplan në Rusi, i cili pritet ta dërgojë Navalnyn në spitalin Charite në Berlin, janë lejuar më herët gjatë ditës që ta kontrollojnë figurën opozitare ruse.

“Ne morëm vendim që mos kundërshtojmë transferimin e tij në një tjetër spital në atë që na kanë thënë familjarët e tij”, u ka thënë Kalinichenko gazetarëve.

Gruaja e tij, Yulia i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që ta mundësojë evakuimin e burrit të saj në Gjermani për trajtim.

Gruaja e Navalnyt kërkon transferimin e liderit opozitar rus në klinikë gjermane
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:14 0:00

Si u sëmur Navalny?

Aktivisti kundër korrupsionit, 44-vjeçari, Aleksei Navalny, u sëmur më 20 gusht derisa ishte në një fluturim për në Moskë nga qyteti siberian Tomsk. Aeroplani u detyrua të bënte një ulje të paplanifikuar në Omsk, gjithashtu në Siberi, ku ai menjeherë u transportua me ambulancë në një spital.

Zëdhënësja e tij tha se ajo besonte se politikani ishte helmuar pasi e kishte pirë një çaj që e kishte blerë në aeroportin Tomsk.

Anatoly Kalinichenko, një mjek në Spitalin e Omsk 1, u tha gazetarëve më 21 gusht se "deri më tani asnjë helm nuk është identifikuar në gjak dhe urinë, dhe se nuk ka asnjë gjurmë të pranisë së tij".

Zëdhënësja, Kira Yarmysh, citoi bashkëpunëtorin e Navalny, Ivan Zhdanov, të thoshte se "një oficer policie në spital kishte thënë se në trupin e Aleksei u gjet një helm, i cili ishte i rrezikshëm jo vetëm për të, por edhe për ata që ishin rreth tij".

“Ne iu afruam përfaqësueses së policisë së transportit, e cila erdhi me telefon dhe e pyetëm çfarë subtance. Ajo tha se ky është një sekret i hetimit dhe nuk mund të flasim, por sipas saj kjo subtancë është vdekjeprurëse. Kjo substancë nuk paraqet rrezik vetëm për jetën e Aleksei por edhe të tjerëve rreth tij, të cilët duhet të kenë veshje mbrojtëse. Ajo nuk tha diçka tjetër. Nuk e dimë ende çfarë lloji i substancës është", ka thënë Zhdanov.

'Njeri shumë i guximshëm'

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien, tha më 20 gusht se helmimi i dyshuar ishte "jashtëzakonisht shqetësues" dhe mund të ketë një ndikim në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

"Ai është një njeri shumë i guximshëm. Ai është një politikan shumë i guximshëm dhe mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen e tij", tha O'Brien në një intervistë për Fox News.

Mjeku i Navalny, Yaroslav Ashikhmin tha se udhëheqësi i opozitës "duhet të evakuohet në Evropë" për t'u trajtuar pjesërisht sepse klinikat perëndimore kanë më shumë shanse të gjejnë substancën që mund të ketë shkaktuar helmimin e supozuar.

Kremlini tha se ishte në dijeni se kritiku i Putinit ishte i sëmurë, por tha që nuk kishte asnjë provë ende për të mbështetur pretendimet se ai ishte helmuar. Zëdhënësi i Kremlimit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se organet e zbatimit të ligjit do të fillojë një hetim nëse konfirmohet helmimi.

Kush është Aleksei Navalny?

Ai është bërë i njohur në publik duke bërë të ditur korrupsionin mes zyrtarëve publikë.

Ai është burgosur disa herë nga autoritetet, derisa partinë Rusia e Bashkuar të Putinit e konsideron “parti të hajdutëve”.

Më 2011, ai është arrestuar dhe burgosur për 15 ditë, pas protestave se ka pasur mashtrime me vota nga partia e Putinit në zgjedhjet parlamentare.

Navalny më vonë është burgosur edhe në korrik të vitit 2013, nën akuzat për përvetësim, të cilat i pati konsideruar politike.

Ai ka tentuar të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, mirëpo i është pamundësuar një gjë e tillë për shkak të dënimit paraprak për mashtrim, rast të cilin po ashtu e ka konsideruar të motivuar politikisht.

Në korrik të vitit 2019, ai është burgosur për 30 ditë, për mbajtje të protestave të paautorizuara.

Ai ishte sëmurë gjatë kohës në burg. Doktorët kanë thënë se ai ka pasur një sëmundje të lëkurës, ndonëse vetë Navalny ka thënë se nuk ka pasur kurrë alergji.

Doktori i tij ka sugjeruar se ai mund t’i jetë ekspozuar “ndonjë agjenti toksik”.

Edhe Navalny pati pretenduar se mund të jetë helmuar.

Për këtë arsye, Yarmysh ka thënë se beson që Navalny është helmuar sërish.

“Ata i kanë bërë të njëjtën gjë edhe tani”, ka deklaruar ajo.

Këtu dëgjohet zëri i Navalnyt duke bërtitur nga dhimbjet.

Udhëheqësi i departamentit ligjor të Fondacionit të Navalnyt, Vyacheslav Gimadi, ka shkruar në Twitter: Nuk ka dyshim se Navalny është helmuar për qëndrimet e tij politike dhe aktivitetin e tij”.

Avokatët e Navalnyt janë duke kërkuar hetime për tentim-vrasje, ka shtuar ai.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG