Ndërlidhjet

Kamala Harris, edhe zyrtarisht kandidate demokrate për nën-presidente


Kandidatja demokrate për nën-presidente amerikane, Kamala Harris.
Kandidatja demokrate për nën-presidente amerikane, Kamala Harris.

Senatorja amerikane, Kamala Harris ka pranuar nominimin e Partisë Demokratike për të garuar në pozitën e nën-presidentes, përmes një ceremonie virtuale në të cilën ka kritikuar “mungesën e kompetencës” dhe “ashpërsinë” e presidentit amerikan, Donald Trump.

Harris ka bërë histori më 19 gusht, meqë është gruaja e parë amerikane me ngjyrë që synon të bëhet nën-presidente e Shteteve të Bashkuara.

Nominimi i saj është bërë në natën e tretë të Konventës Kombëtare të demokratëve, e cila është mbajtur tërsisht në versionin online, për shkak të pandemisë me koronavirus.

Ajo do të garojë bashkë me ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Biden pritet të nominohet zyrtarisht për garën në pozitën e presidentit më 20 gusht.

Harris ka përmendur mësimet e nënës së saj, biologe që ka emigruar nga India, duke thënë se ajo i ka krijuar një vizion për Shtetet e Bashkuara si komunitet “ku të gjithë janë të mirëpritur, pavarësisht asaj si duken, prej nga vijnë apo kë e duan”.

Senatorja amerikane, babai i së cilës është nga Xhamajka, ka akuzuar Trumpin për “dështim në udhëheqësi” përgjatë periudhës së kooronavirusit.

Presidenti aktual, Donald Trump synon të fitojë një tjetër mandat presidencial, bashkë me Mike Pence në pozitën e nën-presidentit.

Ai pritet të nominohet edhe zyrtarisht nga Partia Republikane, javën e ardhshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG