Ndërlidhjet

SHBA-ja dhe Rusia bisedojnë për kontrollin e armëve bërthamore


Marshall Billingslea, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet e kontrollit të armëve SHBA-Rusi. Vjenë, 22 qershor 2020.
Marshall Billingslea, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet e kontrollit të armëve SHBA-Rusi. Vjenë, 22 qershor 2020.

Në Vjenë të Austrisë, zyrtarët rusë dhe amerikanë kanë filluar një raund të tretë të bisedimeve për çështjen e kontrollit të armëve bërthamore, pasi Traktatit i ri për Armët Strategjike i vitit 2010 (New START) përfundon në muajin shkurt të vitit 2021.

Takimi dy-ditor në Vjenë drejtohet nga i dërguari i posaçëm presidencial amerikan për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, dhe zëvëndësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

"SHBA-ja është e përgatitur për një dialog serioz", tha Billingslea me të arritur në Vjenë.

Traktati New START vendos kufizime në numrin e armëve bërthamore nga ana e SHBA-së dhe Rusisë, në jo më shumë se 1,550 nga secili shtet.

Dy raundet e para të bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u zhvilluan në qershor dhe korrik, por nuk u shënua ndonjë përparim i dukshëm për një zgjatje të mundshme të traktatit.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kinës të bashkohet në negociata, por Pekini e ka refuzuar propozimin.

Kina, vlerësohet se ka rreth 300 armë bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG