Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme për një muaj, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
Procesi i votimit ishte planifikuar të zhvillohej më 19 shtator, mirëpo tani do të mbahet më 17 tetor.
Ardern ka thënë të hënën se data e re do t’iu lejojë partive “për të planifikuar fushatën mbi rrethanat e krijuara”.
Më herët gjatë këtij muaji, ky vend është përballur me rritjen më të madhe të të infektuarve me koronavirus, andaj u është kthyer masave të izolimit.
Si pasojë e një shpërthimi në Auklland javën e kaluar, aktualisht në Zelandën e Re është raportuar për 58 raste aktive me këtë virus.
Lajmi për rikthim të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi ka shokuar këtë shtet që nuk pati raportuar për asnjë rast lokal të infektimit për më shumë se tre muaj.
Aktualisht në Zelandën e Re ekzistojnë katër “nivele të alarmit”.
Auklland aktualisht është në të tretin derisa pjesa tjetër e shtetit në të dytin.
Sips të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re, prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 1,600 të infektuar me koronavirus.
Prej tyre, 22 persona kanë vdekur.