Ndërlidhjet

Negociatorja për paqe në Afganistan i shpëton një sulmi


Fawzia Koofi
Fawzia Koofi

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se një anëtare e qeverisë e ngarkuar me negociatat për paqe me talibanët, i ka shpëtuar një tentim-vrasjeje.

Një veturë me të cilën po udhëtonte Fawzia Koofi, ligjvënëse dhe aktiviste e të drejtave të grave, u sulmua nga disa persona të armatosur më 14 gusht në një autostradë afër Kabulit, tha Masoom Stanekzai, shefi i negociatave për paqe në Kabul.

Ai shtoi se Koofi pësoi disa lëndime të lehta trupore, por gjendja e saj është e mirë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por sulme të tilla në të kaluarën janë kryer nga talibanët.

Incidenti vjen në kohën kur qeveria afgane dhe talibanët pritet të vazhdojnë bisedimet në Katar.

Presidenti Ashraf Ghani tha se do të lirojë 400 militantë talibanë, faza finale e shkëmbimit të të burgosurve.

Një marrëveshje midis talibanëve dhe SHBA-së e nënshkruar në shkurt, ka shtyrë Kabulin të lirojë 5,000 të burgosur talibanë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG