Ndërlidhjet

Mbi 20 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë


Foto ilustrim.
Foto ilustrim.

Mbi 20 milionë ka arritur numri i të infektuarve në botë nga koronavisuri i ri.

Pandemia e koronavirusit të ri u shpall në muajin mars nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rastet e para u paraqitën për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën dhe OBSH-në se kanë fshehur të dhënat për bartjen e virusit nga njeriu në njeri, në fillimet e paraqitjes së tij.

Më shumë se një e katërta e rasteve të botës janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, e cila ka shënuar më shumë se 163,000 njerëz të vdekur nga COVID-19.

Brazili dhe India kanë rekordet më të larta - 3 milionë të infektuar përkatësisht 2.2 milionë , sipas raportit nga Universiteti Johns Hopkins, me seli në SHBA.

Pandemia gjithashtu e ka goditur Meksikën, e cila ka shënuar 53,000 vdekje.

OBSH-ja ka thënë se për të adresuar pandeminë në mënyrë efektive, udhëheqësit duhet të ndërmarrin veprime dhe qytetarët duhet të respektojnë masat e reja.

OBSH-ja ka thënë se 165 vaksina janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, dhe gjashtë prej tyre deri më tani duke arritur fazën e 3-të të vlerësimit klinik.

Në disa shtete evropiane janë vendosur masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi në javët e fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG