Ndërlidhjet

Donatorët ndërkombëtarë premtojnë ndihmë pas shpërthimit në Bejrut


Libani pas shpërthimit.
Libani pas shpërthimit.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se Libanit i duhen afro 117 milionë dollarë ndihmë urgjente pas shpërthimit në portin e qytetit më 4 gusht, nga i cili u vranë më shumë se 160 njerëz, u plagosën mijëra, dhe mbetën pa shtëpi rreth 300.000 banorë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kombet e Bashkuara bashkë-organizuan konferencën ndërkombëtare të donatorëve , e cila u mbajt online.

Me dhjetëra vende njoftuan se kanë ndarë ndihma për Libanin.

Një komunikatë nga samiti nuk dha një shumë përfundimtare të mjeteve të zotuara në konferencë, por zyra e Macronit tha se janë mobilizuar gjithsej 298 milonë dollarë.

Udhëheqësit botërorë thanë se ndihma do t'i jepet "drejtpërdrejt popullatës libaneze, me efikasitet dhe transparencë maksimale" për shkak të shqetësimit për korrupsionin endemik të qeverisë.

Ata gjithashtu ofruan mbështetje për një "hetim të paanshëm, të besueshëm dhe të pavarur" për shpërthimin, pasi shumë libanezë kanë humbur besimin në qeverinë e tyre.

Fotogaleri:

Para se të fillonte konferenca e donatorëve, protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit.

Zyrtarët libanezë kanë thënë se shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve, të cilat ishin ruajtur në mënyrë jo të sigurtë për vite të tëra.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG